Geri Konill është zgjedhur kryeministër i Haitit
- - Këshilli kalimtar i Haitit sot e emëroi Geri Konill, ish kryeministër të vendit dhe drejtor rajonal i UNICEF-it për Amerikën Jugore dhe Karaibet, për kryeministër të ri.
- Post By Fitore Curri
- 13:40, 29 maj, 2024

Port-o-Prens, 29 maj 2024 (MIA) - Këshilli kalimtar i Haitit sot e emëroi Geri Konill, ish kryeministër të vendit dhe drejtor rajonal i UNICEF-it për Amerikën Jugore dhe Karaibet, për kryeministër të ri.
Konell do ta zëvendësojë kryeministrin e përkohshëm Majkëll Patrik Bojsvert, i cili ishte emëruar pasi kryeministri Ariel Henri dha dorëheqje në prill.
Kryeministri i ri do të përballet me sfidat e varfërisë, inflacionin nga 29 për qind dhe bandat e dhunshme të cilat mbajnë rreth 80 për qind të kryeqytetit Port-o-Prens nën kontrollin e tij. fc/
Fotografia: Uikipedia