Gerasimovski: Gëzuar Fitër Bajramin, besimi, durimi dhe solidariteti qofshin parimet tona udhërrëfyese
- Kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, uron të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së madhe të sotme, Fitër Bajramit.
- Post By Sara Ademi
- 11:10, 30 mars, 2025

Shkup, 30 mars 2025 (MIA) - Kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, uron të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së madhe të sotme, Fitër Bajramit.
"Me rastin e festës së madhe të gjithë besimtarëve islam, ju uroj përzemërsisht festën e Fitër Bajramit. Në emrin tim dhe në emër të komunës, të gjithë besimtarëve të besimit islam, urime Fitër Bajramin. Fryma e besimit, e durimit dhe e solidaritetit qoftë udhërrëfyesi ynë në ditët në vijim. Ky Fitër Bajram le t'ju sjell shëndet, paqe, gëzim, shtëpitë dhe zemrat tuaja të mbushen me ngrohtësi dhe dashuri", thotë kryetari i komunës Gerasimovski.
Respekti dhe toleranca e ndërsjellë, theksoi ai, të mbeten themelet e bashkimit tonë, duke u uruar momente të lumtura dhe të bekuara festive për të gjithë qytetarët që festojnë Fitër Bajramin edhe për shumë vite. sa/
Foto: Komuna Qendër