• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gerapetritis me letër drejtuar ministrive greke rikujton në ndryshimin e dokumenteve për përdorim ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut

Gerapetritis me letër drejtuar ministrive greke rikujton në ndryshimin e dokumenteve për përdorim ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut

Athinë, 10 shkurt 2024 (MIA) - Përmes një letre qarkore drejt të gjithë ministrive, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis “rikujton se më 12 shkurt 2024 skadon periudha "teknike" pesëvjeçare kalimtare për nenin 1, paragrafi 10 i Marrëveshjes së Prespës në lidhje me dokumentet për përdorim ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut, bën të ditur korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Burime greke për korrespondenten e MIA-s në Athinë konfirmojnë se letra u është dërguar të gjitha ministrive greke dhe shpjegojnë se bëhet fjalë për një shkresë informative, e brendshme që ka për qëllim të rikujtojë se vlefshmëria e dokumenteve me emrin e vjetër është deri më 12 shkurt.

"Nga 13 shkurt 2024, të gjitha dokumentet dhe materialet zyrtare të Maqedonisë së Veriut për përdorim ndërkombëtar, pra pasaporta, letërnjoftime, patentë shoferë, dokumente për transportin e udhëtarëve dhe mallrave, targat, vërtetime etj., do të duhet të kenë vetëm terminologjinë nga neni 1 (3) të Marrëveshjes së Prespës. Në të kundërtën nuk do të pranohen nga autoritetet greke", shkruhet në letrën qarkore të publikuar në portalin “TV pa kufij”.

Shefi i diplomacisë greke thekson se targat e automjeteve duhet të kenë etiketën “NMK” ose “NM”.

Drejt gjitha 19 ministrive apelon të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të informuar Sekretariatet, Drejtoritë dhe shërbimet, si dhe administratat, organizatat etj. nën kompetencat e tyre.

Paralelisht, letra përmban edhe informacione në tri gjuhë, greqisht, anglisht dhe frëngjisht, për emrin kushtetues në tërësi (Republika e Maqedonisë së Veriut), për emrin e shkurtër (Maqedonia e Veriut), shtetësia (maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë) dhe kodet e shtetit ("NMK" ose "NM" për targat e regjistrimit të automjeteve dhe "MK" dhe "MKD" për përdorime të tjera).

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR