• e hënë, 23 dhjetor 2024

Georgievski: Po shqyrtohet prononcimi në referendum i qytetarëve për heqjen e mandatit të kryetarëve të komunave

Georgievski: Po shqyrtohet prononcimi në referendum i qytetarëve për heqjen e mandatit të kryetarëve të komunave

 Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski sonte theksoi se në kuadër të ndryshimeve të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale  po e shqyrtojnë mundësinë për prononcim në referendum të qytetarëve për heqjen e mandatit të kryetarëve të komunave që të mos presin deri në fund të mandatit nëse nuk janë të kënaqur me punën e një kryetari të caktuar. 

"Në të kaluarën ka pasur një praktikë që nënkuptonte prononcim në referendum të qytetarëve, por më vonë u ndërpre në vitin 2005.  E shqyrtojmë këtë si opsion, por nuk përjashtojmë edhe opsione të tjera që do të shqyrtohen. Nuk bëhet fjalë për një situatë në të cilën preket Orce apo individë të tjerë nga partia jonë politike, funksionarë lokalë, por bëhet fjalë për ndryshime në sistem që do t'i zgjidhin problemet në plan afatgjatë. Duhet të punojmë për këtë lloj mekanizmi, këtë lloj zgjidhjeje sistematike, që në perspektivë të ditës së parë kur dikush të bëhet kryetar komune dhe qytetarët t'i japin një shans, nuk do të presë t'i kalojë mandati dhe t'i përdorë përfitimet nga e gjithë ajo, ndërsa të mos mun det të  reagojë populli, por do të kemi një mekanizëm mbrojtës që qytetarët të mund të reagojnë në rrethana të tilla", tha Georgievski në emisionin "Tema e ditës" në televizionin Sitel.

 Ai potencoi se sipas rregulloreve ekzistuese ligjore nuk ka mundësi që Qeveria të reagojë dhe t'ia marrë ingerencat një kryetari të caktuar dhe theksoi se një grup punues është duke punuar në përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

 Georgievski theksoi se funksionimi i ndryshimeve ligjore nuk do të jetë proces i shpejtë dhe i thjeshtë dhe se situatat do të zgjidhen brenda natës dhe do të hiqen ingerencat.

"Por, duhet të fillojmë prej diku. Kjo do të jetë një situatë në të cilën besoj se në fund do të miratohet një zgjidhje ligjore e cila në të ardhmen nuk do të lejojë që një dënim i tillë të përsëritet për shkupjanët, gjegjësisht të ndodhë një fatkeqësi siç është Arsovska për momentin" tha ai. 

Georgievski përsëriti se ka ambicie  në zgjedhjet e ardhshme lokale të kandidohet për kryetar të qytetit të Shkupit, por potencoi se  për këtë fillimisht do të duhet të vendosë partia e tij politike - VMRO-DPMNE. 

 Foto: printskrin nga videoja

 

QËNDRONI TË LIDHUR