• e martë, 24 dhjetor 2024

Georgiev: Misioni vlerësues ka përfunduar, raporti do të publikohet në mënyrë transparente

Georgiev: Misioni vlerësues ka përfunduar, raporti do të publikohet në mënyrë transparente

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit gjyqësor, Sashko Georgiev sot deklaroi se misioni vlerësues i Bashkimit Evropian për punën e këshillit është kryer dhe menjëherë pas publikimit, raporti do të prezantohet para mediumeve.

"Përfundoi misioni vlerësues, kemi pasur disa mbledhje, ku kemi diskutim lidhur me çështjet në sferën e dispozitave ligjore nga Ligji për këshill gjyqësor dhe Ligji për gjykatat. Presim raport, i cili do të publikohet në mënyrë transparente dhe në kohë të caktuar do ta shqyrtojmë së bashku para mediumeve", tha Gligorov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR