• e diel, 22 dhjetor 2024

Gebrejesus: Kriza në Lindjen e Mesme është një “test lakmues” për KB-në dhe vendet anëtare

Gebrejesus: Kriza në Lindjen e Mesme është një “test lakmues” për KB-në dhe vendet anëtare

Gazë, 17 nëntor 2023 (MIA) - Kriza në Lindjen e Mesme është një "test lakmues" për KB-në dhe vendet e tyre anëtare, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus.

"Kjo organizatë është themeluar për të promovuar paqen në botë. Nëse ju si vende anëtare të KB-së nuk doni ose nuk mundeni ta ndaloni këtë gjakderdhje, atëherë duhet të pyesim - për çka shërbejnë Kombet e Bashkuara?", tha Gebrejesus gjatë kohës së fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së. 

Ai theksoi se është e nevojshme "të bëhet diçka menjëherë", pasi "Rezolutat nuk janë të mjaftueshme". 

"Foshnja të lindura para kohe vdesin për shkak se sistemet për mbajtjen e atyre foshnjave në jetë janë ndalur.  Më shumë se 2.000 të sëmurë nga kanceri, 1.000 të sëmurë nga veshkat, më shumë se 50.000 me sëmundje kardiovaskulare dhe 60.000 me diabet janë në rrezik për shkak të ndërprerjes së trajtimit", tha Gebrejesus duke shtuar se rreth 200 gra lindin çdo ditë në "kushte më të këqija të mundshme".

Ai vlerësoi se në Rripin e Gazës ka rritje akute të diaresë për shkak të ujit të pijshëm jocilësor e cila ka ndodhur pasi sistemi i kanalizimit ka ndërprerë punën për shkak të mungesës së karburantit.

"Nuk ka fjalë të përshkruhet ky tmerr. Popullit në Gazë i nevojitet mbështetja e jonë dhe e juaj edhe atë në këtë moment", tha Gebrejesus. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR