• e diel, 22 dhjetor 2024

Gazprom regjistroi një rënie të fitimit prej 40 për qind

Gazprom regjistroi një rënie të fitimit prej 40 për qind

Moskë, 23 maj 2023 (MIA) - Kompania shtetërore ruse e gazit natyror "Gazprom" njoftoi sot se fitimi i saj për vitin 2022 ka rënë për më shumë se 40 për qind dhe se nuk do të paguajë dividendë për tërë vitin.

Ky informacion uli aksionet e Gazprom me rreth 4 për qind në bursën e Moskës. Shteti zotëron pak më shumë se 50 për qind të asaj kompanie.

Fitimi vjetor ishte 1.226 trilion rubla (15.4 miliardë dollarë), 41 për qind më pak se në vitin 2021. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR