• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gazetarët spanjollë nënshkruan një manifest në mbrojtje të kryeministrit Sançez dhe bashkëshortes së tij, e cila është nën hetim për korrupsion

Gazetarët spanjollë nënshkruan një manifest në mbrojtje të kryeministrit Sançez dhe bashkëshortes së tij, e cila është nën hetim për korrupsion

 Madrid, 27 prill 2024 (MIA) - Mijëra gazetarë spanjollë shprehën publikisht mbështetje për kryeministrin e vendit Pedro Sançezin, i cili njoftoi se i pezullon aktivitetet e tij publike për shkak të hetimeve kundër bashkëshortes së tij Begonja Gomez për tregti me ndikim dhe korrupsion.

 Sançezi, i cili të hënën duhet ta shpallë vendimin për atë nëse do të qëndrojë në detyrë, i akuzoi hetuesit për sulme të pabaza të ndikuar nga kundërshtarët politikë të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë.

Si mbështetje për Sançezin, disa mijëra gazetarë nënshkruan një manifest në internet në të cilin thuhet se "sulmi i mediave dhe funksionarëve të ekstremit të djathtë në gjyqësor kundër bashkëshortes së kryeministrit është një përpjekje e re për të minuar me mjete të paligjshme vullnetin popullor të shprehur në zgjedhje". 

 ""azetarët e poshtëshënuar i bëjnë thirrje shoqërisë civile që t'i bashkohet këtij manifesti dhe të mobilizohet në mediat sociale dhe në rrugë kundër këtij zemërimi antidemokratik", thuhet në manifest.

 Foto: Arkivi 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR