• e premte, 22 nëntor 2024

Gazë: 12 persona u mbytën derisa bënin përpjekje të notonin drejt ndihmave humanitare, gjashtë persona humbën jetën në turmë

Gazë: 12 persona u mbytën derisa bënin përpjekje të notonin drejt ndihmave humanitare, gjashtë persona humbën jetën në turmë

Gazë, 26 mars 2024 (MIA) - Dymbëdhjetë persona humbën jetën në det jo larg bregut të Gazës veriore, derisa po bënin përpjekje që të notonin deri te ndihmat humanitare të hedhura nga aeroplani, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë. Hamasi informoi edhe për gjashtë të vdekur në turmë. 

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si ndihma humanitare hidhet nga aeroplani mbi rripin bregdetar Beit Lahi në pjesën veriore të Gazës dhe turma njerëzish të cilët vrapojnë drejt plazhit që të marrin ushqim, transmeton Dejlli Meil. Shihen edhe njerëz se si lundrojnë në ujërat e thellë dhe si tërheqin trupa të pajetë në bregun me rërë.

Grupi islamist Hamas njoftoi edhe se krahas njerëzve të mbytur, në përpjekje që të arrijnë te ndihma e nevojshme, në turmë humbën jetën edhe gjashtë persona. 

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadollia, gjatë lëshimit të ndihmës ka pasur një defekt, që vlerësohet se ka shkaktuar atë që ndihma të përfundojë në det, e jo na plazh. 

Për këtë shkak Hamasi kërkon të ndërpritet dërgesa  e ndihmës në këtë mënyrë.

"Ne bëjmë thirrje për fund të menjëhershëm të operacionit të hedhjes ajrore dhe kërkojmë hapjen e menjëhershme dhe të shpejtë të vendkalimeve tokësore për të lejuar që ndihma humanitare të arrijë deri te populli ynë palestinez. Hedhja  ndihmave nga aeroplani paraqet kërcënim real për jetën e palestinezëve të uritur. E gjithë kjo i vë në rrezik jetët e njerëzve", bëhet e ditur në kumtesën e Hamasit.

Aksidenti i sotëm është vetëm edhe një në serinë e incidenteve vdekjeprurëse gjatë dërgesës së ndihmës humanitare në enklavën shumë të banuar palestineze ku mbizotëron uria, ndërsa njerëzit mbijetojnë me bimë dhe bukë të përgatitur nga ushqimi i bagëtive. fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR