• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gatuzo para shkarkimit nga drejtuesit e Marsejt

Gatuzo para shkarkimit nga drejtuesit e Marsejt

Marsej, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Drejtuesit e Marsejt janë të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës këtë sezon.

Gazetari Nikolo Shira thotë se e sheh seriozisht mundësinë e shkarkimit të Xhenaro Gatuzos nën drejtimin e të cilit skuadra siguroi vetëm 9 fitore në 24 ndeshje në të gjitha garat.

Marsej është në vendin e nëntë në renditjen e kampionatit francez 2023/24 me 30 pikë në 22 ndeshje.

Gatuzo është në krye të Marsejt që nga shtatori 2023, ndërsa kontrata e tij me klubin është deri në fund të qershorit 2024.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR