• e martë, 24 dhjetor 2024

Gaspar: Medikamenti "Trikafta" ka arritur në vend

Gaspar: Medikamenti

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Medikamenti "Trikafta" ka arritur në vendin tonë, konfirmoi për MIA-n kryetari i Asociacionit për fibrozë cistike, Fiki Gaspar.

Ai potencoi se medikamenti ka arritur në vend të hënën, por se akoma nuk është shpërndarë në klinikë, pasi pritet të përfundojnë procedurat administrative.

"Tani duhet të kalojnë procedurat burokratike, dogana, miratimi.... Por, me siguri, edhe pse jozyrtarisht, të premten mbase pacientët do të thirren për ta marrë medikamentin. Deri në fund të javës duhet të arrijë në klinikë", potencoi Gaspar.

Kryetari i Asociacionit për fibrozë cistike deklaroi se sot kanë pasur takim ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në të cilin kanë biseduar për aktivitetet e ardhshme.

"Kemi biseduar për shumë punë, për planet që i ka për mëtej. Janë njoftuar me gjithçka, do ta çojmë punën siç e kemi bërë deri më tani", shtoi Gaspar.

MIA kërkoi edhe konfirmim për informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë, por deri në publikimin e tekstit, nuk kemi marrë përgjigje.

FOTO: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR