• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gashiq: Është arrestuar babai i fëmijës i cili qëlloi, pistoleta ishe me leje legale dhe ishte ruajtur në kasafortë

Gashiq: Është arrestuar babai i fëmijës i cili qëlloi, pistoleta ishe me leje legale dhe ishte ruajtur në kasafortë

Beograd, 3 maj 2023 (MIA) - Ministri serb i Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq, sot pasdite deklaroi se babai i djaloshit, i cili dyshohet se ka shtënë në shkollë, është arrestuar dhe se ai ka pasur leje për posedim të dy pistoletave, transmeton Beta.

"Babai tha se pistoletat kishin qenë të mbyllura në kasafortë me shifër, por se djaloshi dukshëm e ka ditur shifrën", tha Gashiq në konferencën për shtyp në ndërtesën e Qeverisë.

Ai deklaroi se djaloshi ka ushtruar çitjen në poligon.

Sipas ligjeve në fuqi në Serbi, fëmijët nën moshën 14-vjeçare nuk mund të përgjgijen penalisht, që do të thotë se nuk mund të dënohen për vepër të paligjshme, përkatësisht nuk mund t'u shqiptohet sanksioni penal, deklaroi avokati Vlladimir Tupanjac për Beta-n.

"Rrjedhimisht, zhvillimi i procedurës penale bëhet i pakuptimtë, që do të thotë se ara as nuk mund të arrestohen, as të mbahen në paraburgim. Mbetet vetëm përgjegjësia juridike civile e shkollës dhe eventualisht e prindërve të djalit për komepnsim të dëmit të familjeve të të vdekurve, pasi që të konstatohen të gjitha rrethanat e rastit", tha Tupanjac.

Ai shtoi se kur organet kompetente do të konstatojnë se si fëmija e ka marrë armën dhe kujt në të vërtetë i ka takuar arma, me siguri mund të ketë përgjegjësi të atij i cili nuk e ka siguruar në mënyrë të drejtë armën dhe në atë mënyrë t'ia vendosë në dispozicion fëmijës. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR