Gashi vizitoi shkollën fillore speciale "Dr. Zlatan Sremec" në kuadër të Javës së fëmijëve
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kuadër të Javës së fëmijëve ka vizituar shkollën fillore speciale "Dr. Zlatan Sremec" në Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 12:49, 6 tetor, 2025
Shkup, 6 tetor 2025 (MIA)- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kuadër të Javës së fëmijëve ka vizituar shkollën fillore speciale "Dr. Zlatan Sremec" në Shkup.
“Bashkë me fëmijët e jashtëzakonshëm të kësaj shkolle, shënuam këtë moment domethënës që reflekton angazhimin tonë të përbashkët për mbrojtjen, avancimin dhe garantimin e të drejtave të çdo fëmije. Përgëzova ekipin profesional të shkollës për krijimin e një mjedisi mbështetës dhe gjithëpërfshirës, ku çdo fëmijë ka mundësinë të zhvillohet dhe të realizojë potencialin e tij të plotë”, thekson Gashi.
Kjo ditë, sipas tij, na kujton përgjegjësinë e përbashkët që kemi si shoqëri për të siguruar të drejta të barabarta, qasje të drejtë në arsim cilësor dhe mbështetje të vazhdueshme për të gjithë fëmijët.
“Institucionet kanë detyrimin të jenë zë i fëmijëve dhe garantues të mirëqenies së tyre”, thekson mes tjerash, Gashi.