• e premte, 03 janar 2025

Gashi: Viti 2025 na ofron mundësi të punojmë për shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar, në të cilin të gjithë do të jetojnë me dinjitet dhe prosperitet

Gashi: Viti 2025 na ofron mundësi të punojmë për shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar, në të cilin të gjithë do të jetojnë me dinjitet dhe prosperitet

Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi me video-fjalim të publikuar në profilin e tij në Fejsbuk ua uroi qytetarëve Vitin e Ri 2025.

Në urimin e tij spikeri Gashi thekson se viti që po lëmë pas, ka pasur sfida, por edhe ndryshime thelbësore, ndërsa viti 25 "na ofron mundësi të punojmë për shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar".

"Kur jemi në prag të ndërrimit të viteve, ndjej se është një moment i përsosur për të reflektuar mbi atë që kemi kaluar, si dhe për t’i hapur rrugën një viti të ri me mundësi të reja. Viti që po lëmë pas, ka pasur sfida, por edhe ndryshime thelbësore. Kuvendi ynë, pas rrotacionit politik këtë vit, ka pasur përbërje dhe dinamikë të re. Kemi demonstruar angazhim serioz në ngritje të transparencës dhe në diplomaci parlamentare", thotë kryetari i Kuvendit.

Viti që vjen, na ofron mundësinë të punojmë për një shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar, ku çdokush jeton me dinjitet dhe prosperitet.

"Angazhimi i secilit është kyç për të arritur aspiratat tona të përbashkëta. Prandaj, përtej çdo dallimi, le të punojmë bashkë për ta bërë realitet këtë shtet ideal me vlerat tona të përbashkëta. Së fundi, më lejoni që në emrin tim personal, në emër të deputetëve, dhe në emër të Kuvendit, të ju uroj një vit të ri me shëndet, paqe dhe lumturi, për ju e familjet tuaja!", tha gashi në urim. ab/

Фото: Принтскрин од видео

QËNDRONI TË LIDHUR