• e premte, 05 dhjetor 2025

Gashi: Ribalanci i buxhetit në mbledhje plenare në pajtim me afatet e Rregullores, në rrjedhë formimi i grupit të punës për sigurim të pavarur të Kuvendit

Gashi: Ribalanci i buxhetit në mbledhje plenare në pajtim me afatet e Rregullores, në rrjedhë formimi i grupit të punës për sigurim të pavarur të Kuvendit

Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm javor paralajmëroi se në rrjedhë është formimi i grupit të punës për sigurim të pavarur të Kuvendit.

"Në rrjedhë është formimi i grupit të punës për sigurim të pavarur të Kuvendit. Këtë e kemi fazë të tretë të qëllimit strategjik të Kuvendit - të ketë financim të pavarur të shërbimit dhe sigurim. Në grupin e punës bëjnë pjesë kryetari i Kuvendit, nënkryetarët, koordinuesit, sekretari i përgjithshëm dhe zëvendësit dhe këshilltarët shtetërorë dhe duhet të marrin pjesë përfaqësues të tre institucioneve nga Qeveria, vetë Qeveria, kabineti i Kryeministrit dhe ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme. Unë perosnalisht kam komunikuar me tre institucionet dhe kam paralajmërim se ministrat do të vijnë. Nga ana e Qeverisës do të kemi përfaqësues. Punojmë vetëm në konstatimin e datës. Nga fundi i këaj apo javën e ardhshme do ta kemi takimin e parë të punës me këtë grup. Parimisht duhet të nisë puna", tha Gashi.

Në vitin 2022 pati përbërje pune, përkujtoi ai, por nuk patën asnjë takim.

"Ne e ndërmarrim punën prej fillimit, bisedojmë për temën me NDI-në dhe të gjitha organizatat e huaja. Procesi do të jetë maksimalisht transparent dhe do të shohim disa modele për të sshqyrtuar, të jemi të kujdesshëm sepse në pjesën e sigurisë kemi probleme. Nuk mund të jetë tërësisht i pavarur, megjithatë, nëse do të jenë anëtarë nga MPB-ja, mbajtja e armëve dhe gjëra të tilla", tha kryetari i Kuvendit.

Gashi theksoi se më i pranueshëm për të gjitha grupet e deputetëve është modeli i Bundestagut gjerman, por se akoma nuk është vendosur asgjë.

Gashi informoi se një nëpunës i Kuvendit, dhe jo përfaqësues i organizatave joqeveritare dp të kryesojë me mbledhjen për Shënimin e 11 Korrikut - Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë. Ai është i bindur se me atë, siç thotë, nuk do të përssëritet ksandali nga viti i kaluar kur përkujtimi i viktimave u keqpërdor për lutje në Shtëpinë ligjvënëse.

Lidhur me ribalancin e buxhetit i cili është në procedurë kuvendore, Gashi theksoi se gjithçka po shskon sipas afateve të parapara me Rregulloren e Kuvendit dhe pritet nga 17 deri më 19 korrik të vihet në rend dite të mbledhjes plenare.

Gashi kumtoi se në koordinim ka propozuar mbledhja për pyetjet e deputetëve të mbahet në vend se më datën 24, më 31 korrik për shkak të pushimeve dhe festave.

Më 9 korrik, të mërkurën, do të mbahen pyetjet e deputetëve nga opozita me përfaqësuesit e Qeverisë. Gashi informoi se kryeministri Hristian Mickoski nuk do të marrë pjesë në atë mbledhje, sepse është njoftuar vonë, ndërkaq tashmë ka pasur takim të rëndësishëm të caktuar. Në atë mbledhje ai paralajmëroi se do ta dërgojë zëvendësin e tij. ab/

Foto: МIА Arkivi/Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR