• e enjte, 04 dhjetor 2025

Gashi: Propozim - buxheti për vitin 2026 në mbledhje plenare më 9 dhjetor

Gashi: Propozim - buxheti për vitin 2026 në mbledhje plenare më 9 dhjetor

Shkup, 4 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot kumtoi se Propozim - buxheti për vitin 2026 do të gjendet në mbledhje plenare më 9 dhjetor, ndërsa propozuesit e autorizuar do të mund të parashtrojnë amandamente deri më 10 nëntor.

Gashi në brifingun e sotëm javor me gazetarët informoi se më 11 apo 18 nëntor pritet të thirret mbledhje për parashtrim të pyetjeve të deputetëve nga opozita drejt përfaqësuesve të Qeverisë.

Rreth ndryshimeve të Kodit zgjedhor, spikeri Gashi theksoi se të gjithë koordinuesit e grupeve të deputetëve në koordinimin e sotëm u dakorduan se duhet të ulen dhe të bisedojnë që në mënyrë konsensuale të sillen këto ndryshime. Potencoi se nëse nga Qeveria arrin ndonjë pripozim pë Kod të ri zgjedhor, atëherë Kuvendi do ta vendosë në procedurë.

Për shpallje të zgjedhjeve në katër komunat ku në zgjedhjet e kaluara lokale nuk pati konensus, Gashi theksoi se për këët çështje bisedojnë me KSHZ-në sepse siç tha, ka paqartësi.

Informoi se deri më 15 janar të vitit të ardhshëm skason mandati i përbërjes aktuale të KSHZ-së dhe se me ta po bisedojnë që të ndërmerren të gjitha hapat në mënyrë që zgjehdjet të mund të zbatohen në katër komunat ku duhet të përsëritet procesi zgjedhor.

Rrerth miratimit të Ligjit për vetëqeverisje lokale, Gashi theksoi se gjithçka varet nga vullneti i grupeve të deputetëve dhe sapo të ketë vullnet, menjëherë do të vihet në procedurë kuvendore.

Gashi informoi se deri më tani në Kuvend nuk është parashtruar rezoluta e paralajmëruar për linjate kuqe nga kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. ab/

Foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR