• e premte, 22 nëntor 2024

Gashi: Nuk ndalet liria e mendimit duke i arrestuar gazetarët

Gashi: Nuk ndalet liria e mendimit duke i arrestuar gazetarët

Shkup, 7 prill 2024 (MIA)- Pas arrestimit të gazetarit Furkan Sali, ka reaguar edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Në profilin e tij në Fejsbuk, Gashi shkruan se arrestimi i gazetarit në mënyrë të dhunshme është e keqe për demokracinë dhe lirinë e medias në përgjithësi.

“Arrestimi i gazetarit Furkan Saliu në mënyrë të dhunshme është shenjë e keqe për demokracinë, fjalën e lirë dhe median në përgjithësi. Duke e dënuar këtë akt, kërkoj nga organet e drejtësisë që sa më shpejt ta zbardhin rastin dhe Furkani të lirohet. Nuk ndalet liria e mendimit duke i arrestuar gazetarët”, ka shkruar Gashi.

QËNDRONI TË LIDHUR