Gashi në Turqi merr Çmimin Global për Diplomaci
- Kryetari i Kuvendit, Afrmim Gashi sot një një postim në Fejsbuk informon se në Alanja, Turqi e mori Çmimin Gëobal për Diplomaci nga Këshilli Global i Gazetarisë (GJC).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:02, 9 nëntor, 2025
Shkup, 9 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrmim Gashi sot një një postim në Fejsbuk informon se në Alanja, Turqi e mori Çmimin Gëobal për Diplomaci nga Këshilli Global i Gazetarisë (GJC).

Çmimi Gashit iu nda nga Mevlut Çavushoglu, deputet aktual dhe ish-ministër turk i Punëve të Jashtme.
Gashi thekson se çmimi është një mirënjohje për përkushtimin në Kuvendin për të forcuar diplomacinë parlamentare, transparencën dhe llogaridhënien.

"Në Alanja, Turqi, në një ceremoni të jashtëzakonshme dhe atmosferë të ngrohtë miqësore, pata nderin të pranoj Çmimin Global për Diplomaci nga Këshilli Global i Gazetarisë (GJC). Ky vlerësim është një mirënjohje për përkushtimin tonë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të forcuar diplomacinë parlamentare, transparencën dhe llogaridhënien. Në një kohë kur zërat shpesh ngrihen më shumë se argumentet, dhe kur informacioni ndonjëherë humbet drejtësinë përballë shpejtësisë, ky çmim më kujton se diplomacia e vërtetë dhe puna e përgjegjshme ndërtohen mbi respekt, mirëkuptim dhe dialog të hapur. Jam thellësisht mirënjohës Këshillit Global të Gazetarisë, organizatorëve dhe jurisë për këtë nder të madh!", ka shkruar Gashi në postim.
Foto: Fejsbuku i Afrim Gashit