• e diel, 22 dhjetor 2024

Gashi: Kuvendi i gatshëm për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, nëse ka marrëveshje politike

Gashi: Kuvendi i gatshëm për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, nëse ka marrëveshje politike

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarë, tha se dhoma ligjvënëse është e gatshme ta fillojë procedurën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, nëse, siç tha, ka marrëveshje politike.

"Mendoj se opinoni i di qëndrimet e shumicës politike në shtet. Lidhur me Kuvendin, menjëherë sapo të ketë marrëveshje politike, ne jemi të gatshëm ta fillojmë procedurën", tha Gashi, duke e komentuar deklaratën e djeshme të eurokomisares së re për zgjerim, Marta Kos se pret që Maqedonia e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën dhe ta përshpejtojmë procesin.

Gashi vlerëson se tanimë kanë siguruar shumicën e nevojshme prej dy të tretave për votim të ndryshimeve kushtetuese.

"Mendoj se kemi dy të tretat. Ky proces në Kuvend mendojmë se lehtë do të kalojë dhe do ta realizojmë, por varet nga momentumi politik", tha Gashi.

Eurokomisarja e re për zgjerim, Marta Kos, në deklaratë për mediume dje theksoi se pret që Maqedonia e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën, pasi, siç tha, kjo është diçka në çka llogarit Bashkimi Evropian. Në pyetjen nëse pas kësaj mund të jepen garanca se nuk do të ketë bllokada tjera, Kos tha se ajo nuk është ajo që mund të japë përgjigje në atë pyetje. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR