Gashi: Kuvendi duhet të jetë katalizator i ndryshimeve në banim dhe efikasitet energjetik
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me përfaqësues të rrjetit global nga SHBA "Habitat for Humanity International", si dhe me përfaqësues të "Habitat Maqedoni". Takimi u zhvillua në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit dhe punës së Habitat Maqedoni në shtetin tonë, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Shkup, 10 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me përfaqësues të rrjetit global nga SHBA "Habitat for Humanity International", si dhe me përfaqësues të "Habitat Maqedoni". Takimi u zhvillua në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit dhe punës së Habitat Maqedoni në shtetin tonë, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Në takim, Kryetari Gashi uroi përvjetorin që shënohet këtë javë dhe nënvizoi se deri më tani nuk ka asnjë gjurmë institucionale për bashkëpunim midis Kuvendit dhe Habitat Maqedoni. Duke pasur parasysh misionin e rëndësishëm dhe aktivitetet që Habitati, por edhe partneritetin strategjik të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA, Gashi bëri të ditur se me institucionalizimin e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe Habitatit, aktivitetet do të bëhen më të dukshme, dhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e banimit social, efikasitetit energjetik dhe varfërisë energjetike do të ngrihet në nivel më të lartë. Kryetari theksoi se deputetët, përmes propozim-ligjeve të paraqitura, duhet të jenë katalizator i avancimit të dispozitave ligjore për banim dhe efikasitet energjetik.
Drejtori nacional i "Habitat Maqedoni", Zoran Kostov, në fjalimin e tij, u falënderua që për herë të parë kryetar i Kuvendit organizon takim me Habitat dhe u pajtua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit. Në fjalimin e tij, ai u përqendrua në Ligjin për banim, i cili pas 13 vitesh debate publike, më në fund u miratua gjatë mandatit të kësaj përbërjeje parlamentare. Transparencën e Kryetarit dhe Kuvendit për bashkëpunim me Habitat e vlerësoi si veçanërisht të rëndësishme, pasi paraqet përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe ligje cilësore që propozohen dhe zëra nga përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që çdo aktivitet i bazuar në mirëqenien e njeriut doemos duhet të jetë prioritet për politikanët. Një jetë dinjitoze për qytetarët është e drejtë universale për çdo individ. Ndryshimi në fokusin e narrativës së politikanëve mbi rëndësinë e banimit do të reflektohet në mënyrë të pashmangshme në legjislacionin e përgjithshëm në cilindo shtet", theksohet në kumtesën nga shërbimi për shtyp i qeverisë. ls/
Foto: Kuvend