• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gashi konsideron se nevojitet një Kod i ri i etikës për punën e Kuvendit

Gashi konsideron se nevojitet një Kod i ri i etikës për punën e Kuvendit

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi theksoi se është i nevojshëm një Kod i ri i etikës për punën në Kuvend.

"Jam dakord që duhet një Kod i ri i etikës në Kuvend për të forcuar indikacionet dhe kur të konstatohet se dikush e ka shkelur kodin të ketë pasoja më të mëdha. Jemi në fazën të kemi një analizë krahasuese se si e kanë rregulluar kuvendet e tjera për të parë se cili nga kodet etike është më i përshtatshëm për situatat tona. Jam shumë i përkushtuar për të ngritur kredibilitetin dhe dinjitetin e Kuvendit. Nga momenti i parë pasi u ula në atë karrige, theksova Kodin e etikës, duam ta praktikojmë atë Kod, pastaj duam të miratojmë një kod të ri që është edhe më i mirë, por mbetet në ndërgjegjen e çdo deputeti. Secili deputet në momentin që del në foltore dhe si do të veprojë, unë mund ta ndërpres, t’i jap vërejtje, por gjithsesi mbetet në ndërgjegjen e deputetëve. Më vjen keq që ka skena të tilla në Kuvend. Unë ndihem keq dhe jo rehat për këtë dhe nuk do të doja që skena të tilla të përsëriten. Punojmë me të gjitha grupet dhe unë personalisht për të qetësuar tonin dhe për të përmirësuar komunikimin, do të shohim nëse ia dalim, por unë personalisht punoj me të gjitha grupet parlamentare që të mos kemi atë ton dhe atë lloj sjellje", tha Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët.

Rreth incidentit që ndodhi javën e kaluar në Kuvend mes deputetit të partisë nga E Majta, Dimitar Apasiev dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Gashi theksoi se për atë rast është përgjegjës Komisioni parlamentar për Çështje të mandatit dhe imunitetit i cili aktivizohet pas paraqitjes të së së paku një deputeti.

"Duhet dikush të raportojë ngjarjen në mënyrë që Komisioni të mund të konstatojë në një seancë nëse ka pasur shkelje të Kodit të etikës. Sipas njohurive të mia, ende nuk ka një raport të tillë, por e di që në Kuvend po flitet në mesin e deputetëve se duhet të ketë një lloj procedure për atë incident. Sipas mendimit tim në Kod thuhet qartë dhe me vendosmëri se çfarë nënkuptojnë shkeljet edhe më të vogla dhe të mëdha të Kodit. Për mendimin tim ka pasur shkelje të rëndë të Kodit të etikës, por kjo duhet të konstatohet nga Komisioni", tha ai.

Parliament Speaker Afrim Gashi at a press briefing Thursday stressed that the Parliament is ready to launch the procedure for constitutional amendments if a political agreement is reached.

I pyetur se pse nuk e ndërmerr një iniciativë të tillë pasi që është edhe deputet, Gashi potencoi se preferon të qëndrojë neutral dhe të jetë një person i cili i bashkon njerëzit.

"Unë kam të drejtë, por si kryetar i Kuvendit e shoh veten më shumë si një person që bashkon njerëzit dhe dua të qëndroj neutral. Pres që deputetët ta bëjnë këtë. Për reputacionin e Kuvendit, ai incident është një fatkeqësi e madhe. Më vjen shumë keq që një ton i tillë ende dëgjohet në Kuvend. Ai është modeli që ne ua prezantojmë qytetarëve. Besoj se qytetarët nuk na ndajnë, atë e thonë deputetët, Kuvendi. Kjo do të thotë që iu përfshin juve dhe mua. Nuk dua që asnjë qytetar të më perceptojë si person që sillet kështu. Nuk kam sha askënd në jetën time", tha Gashi, duke potencuar se “dënimi” më i madh është kur një komision konstaton se dikush ka vepruar në mënyrë joetike.

Kryeparlamentari Gashi ka bërë të ditur se prej nesër dhe secilën të premte do të fillojë vizitat nëpër komuna për siç tha, ai të ndihmojë në rritjen e numrit të zyrave të hapura nëpër komuna. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR