• e premte, 05 dhjetor 2025

Gashi dhe Dukaj shfaqën shpresë se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të mposhtin sfidat e ardhshme dhe me sukses do ta vazhdojnë rrugën drejt BE-së

Gashi dhe Dukaj shfaqën shpresë se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të mposhtin sfidat e ardhshme dhe me sukses do ta vazhdojnë rrugën drejt BE-së

Shkup, 1 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në takimin e sotëm me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i theksoi marrëdhëniet e mira midis të dyja vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në favor të përmbushjes së qëllimit të përbashkët të të dyja vendeve, e ai është integrimi në Bashkimin Evropian.

Siç informojnë nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, dy bashkëbiseduesit potencuan se integrimi në BE është çelësi për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mundësi për të gjithë popujt në Rajon që të sigurohet perspektivë për brezat e ardhshëm, pasi emigrimi i të rinjve është shqetësim aktual për Rajonin.

Ministri Dukaj tha se bashkëpunimi rajonal midis të dyja vendeve është i rëndësishëm, pasi si vende të vogla mund të arrijmë më shumë bashkërisht në përpjekjet tona për integrim evropian. Reformat në administratën publike, veçanërisht digjitalizimi dhe përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike, janë fusha në të cilat të dyja vendet mund të bashkëpunojnë përmes shkëmbimit të mendimeve dhe praktikave të mira.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën bindjen se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do t'i kapërcejnë sfidat e ardhshme dhe do të vazhdojnë me sukses rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Ata, gjithashtu, lanë derën hapur për kontakte të mëtejshme dhe për avancimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve. ab/

Foto: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR