• e hënë, 23 dhjetor 2024

Garsia trajneri i ri i Napolit

Garsia trajneri i ri i Napolit

Napoli, 16 qershor 2023 (MIA) – Kampioni italian i futbollit, Napoli, ka emëruar Rudi Garsian për trajner.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se pas 10 ditësh negociata është marrë vendimi që Rudi Garsia të jetë trajneri i ri i Napolit. I uroj atij shumë fat, ka shkruar presidenti i klubit Aurelio de Laurentiis.

Afati i kontratës me ekspertin e futbollit 59-vjeçar nuk është bërë i ditur.

Më parë, Napoli drejtohej nga Luçiano Spaleti, i cili u largua nga posti në fund të sezonit 2022/23. Skuadra nën drejtimin e tij fitoi kampionatin italian për herë të parë që nga viti 1990.

Puna e fundit e Garsias ishte Al-Nasr, të cilin ai e la në prill 2023. Gjithashtu gjatë karrierës së tij si trajner ka punuar në Lion, Marsej, Roma, Lil, Le Man, Dizhon dhe Sent Etjen.

Me Lil, Garsia u bë kampion i Francës dhe fitoi Kupën e vendit, ndërsa e çoi Marsejën në finalen e Ligës së Evropës. ls/

Foto: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR