• e diel, 22 dhjetor 2024

Gardian: OBSH refuzoi ta ftojë Tajvanin si vëzhgues në asamblenë vjetore

Gardian: OBSH refuzoi ta ftojë Tajvanin si vëzhgues në asamblenë vjetore

Gjenevë, 23 maj 2023 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë në asamblenë e djeshme në Gjenevë solli vendim të mos i dërgojë ftesë Tajvanit të marrë pjesë në asamblenë vjetore të OBSH-së nga 21 deri më 30 maj si vëzhgues.

Kina dhe Pakistani e kundërshtuan ftesën që Tajvani të marër pjesë në asamblenë vjteore të OBSH-së si vëzhgues, përderisa SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Australia, Ishujt e marshalit, Belize, Nauru he Esvatini, ish-Suazilendi, e mbështetën prnainë e Tajvnait, shkruan Gardian.

Ministria e Punëve të Jashtme e Tajvanit kumtoi se pjesëmarrja e Tajvnait në mbledhjen e asamblesë së OBSH-së është çështje e shëndetit global publik dhe e kritikoi vendimin si të padrejtë.

"Nuk duhet të lejohet politika të ketë përparësi pra profesionalitetit. Jp vetëm që është e padrejtë të përjashtohet Tajvani për shkak të presionit politik kinez, por paraqet edhe kërcënim serioz për shëndetin global", thuhet në kumteësn e Ministrisë tajvaneze të Punëve të Jashtme. ab/

foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR