Gardian: Në vend të 150.000 ushtarëve, Ukraina mund të mbrohet me dronë dhe sisteme të inteligjencës
- Forcat e sigurisë për garantimin e stabilitetit në Ukrainë, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian, nuk duhet domosdoshmërisht të përfshijnë një numër të madh të ushtarëve të stacionuar në front dhe mund të jenë të pranishme në terren në përbërje prej dhjetëra mijëra ushtarë ose madje edhe më pak, theksuan burime britanike ushtarake të informuara mirë për Gardian.

Londër, 19 shkurt 2025 (MIA) - Forcat e sigurisë për garantimin e stabilitetit në Ukrainë, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian, nuk duhet domosdoshmërisht të përfshijnë një numër të madh të ushtarëve të stacionuar në front dhe mund të jenë të pranishme në terren në përbërje prej dhjetëra mijëra ushtarë ose madje edhe më pak, theksuan burime britanike ushtarake të informuara mirë për Gardian.
Sipas gazetës britanike, pakoja e sigurisë për të siguruar paqen në Ukrainë në masë të madhe do të mbështetet në kapacitetet e inteligjencës, vëzhgimit dhe zbulimit për të monitoruar çdo përpjekje të Rusisë për të shkelur vijën e kontrollit, nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi ose një zgjidhje përfundimtare e paqes.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi më parë se, në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë për t'i dhënë fund luftës, do të ishte e nevojshme të vendoseshin midis 100.000 dhe 150.000 ushtarë të huaj për të garantuar sigurinë.
Rusia dje kumtoi se nuk do të pranojë stacionimin e asnjë force të NATO-s në Ukrainë.
Burimet ushtarake britanike theksojnë se skenari më i mundshëm do të ishte që Britania e Madhe të kontribuonte në forcat për përgjigje në Ukrainë me një brigadë ose ndoshta dy, si pjesë e një divizioni shumëkombësh që do ta drejtonte atë. ls/
Foto: Arkiv