• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gardian: Më shumë se 130 deputetë britanik nënshkruan një letër me kërkesë për ndalimin e shitjes së armëve për Izraelin

Gardian: Më shumë se 130 deputetë britanik nënshkruan një letër me kërkesë për ndalimin e shitjes së armëve për Izraelin

Londër, 27 mars 2024 (MIA) - Më shumë se 130 deputetë britanikë i kanë bërë thirrje qeverisë britanike që të ndalojë shitjen e armëve Izraelit për shkak të shkeljes së mundshme të ligjit ndërkombëtar humanitar, shkruan gazeta britanike " Guardian".

Letra, drejtuar ministrit britanik të punëve të jashtme, Dejvid Kameron dhe e nënshkruar nga më shumë se 130 anëtarë të të dy dhomave të Parlamentit Britanik, përshkruan hapa të ngjashëm nga vende të tjera, përfshirë Kanadanë, e cila ka njoftuar se do të ngrijë eksportet e armëve vdekjeprurëse dhe jo vdekjeprurëse për Izraelin.

Sipas autorëve të letrës, "praktika e zakonshme" në lidhje me eksportet e armëve britanike në Izrael është "plotësisht e papranueshme". Gjatë dy përshkallëzimeve të mëparshëm të konfliktit në Gaza, Londra ndërpreu shitjet e armëve në Tel Aviv, kujtojnë ata.

"Sot niveli i dhunës së ushtruar nga ushtria izraelite është shumë më i lartë, por qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka arritur të veprojë", thuhet në letër.

Presioni parlamentar ndaj qeverisë britanike për të ndaluar shitjen e armëve në Izrael është intensifikuar kohët e fundit mes shenjave që Izraeli synon të injorojë rezolutën e kësaj jave të Këshillit të Sigurimit të KB-së që u bën thirrje të gjitha vendeve të angazhohen për një armëpushim, shkruan "Gardian".

SHBA theksoi se rezoluta nuk ishte detyruese, por Britania nuk e ndante këtë interpretim, vë në dukje edicioni britanik.

Kameron ka shtuar kritikat e tij ndaj Izraelit javët e fundit, por ministrat e qeverisë thonë se vendimi për të shitur armë duhet të merret pas një vlerësimi kompleks ligjor që merr parasysh një sërë faktorësh, duke përfshirë përpjekjet e Izraelit për të minimizuar viktimat civilë, shtoi "Gardian". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR