Gardian: Guardiola dëshiron të largohet nga Mançester siti në vitin 2025
- Trajneri i Mançester sitit, Pep Guardiola planifikon ta braktisë klubin pas dy viteve, shkruan "Gardian".
- Post By Arta Bunjaku
- 16:39, 12 qershor, 2023

Londër, 12 qershor 2023 (MIA) - Trajneri i Mançester sitit, Pep Guardiola planifikon ta braktisë klubin pas dy viteve, shkruan "Gardian".
Trajneri 52-vjeçar vendosi të mos e vazhdojë marrëveshjen me Mançester sitin, e cila skadon në vitin 2025.
Guardiola është në krye të Mançester sitit prej vitit 2016. Nën kryesimin e tij "qytetarët" katër herë u bënë kamopion i Anglisë. Në sezonin 2022/23, Mançester siti e fitoi Ligën e kampionëve për herë të parë në historinë e vet, duke e mposhtur Interin në finale (1:0). ab/
Foto: ЕPА