Gardian: Brazili favorit i parë për titullin në Botërorin në Katar
- Post By Besnik Shuki
- 17:19, 29 shtator, 2022

Londër, 29 shtator 2022 (MIA) – Gazeta ditore britanike Gardian e ka veçuar Brazilin si favorit më të madh për fitimin e titullit në Kampionatin botëror në futboll në Katar.
Pas Brazilit në grupin e top 5 favoritëve për fitimin e titullit janë Argjentina, Spanja, Holanda dhe Gjermania.
Kampionati botëror fillon më 18 nëntor, ndërsa ndeshjen e parë e luajnë nikoqiri Katar dhe Ekuadori.
Finalja është në program më 18 dhjetor. bsh/