Ganiu priti ministrin Perinski në kuadër të nismës “Ku zemra është në shtëpi”
- Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot priti ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, dhe zëvendësin e tij, Erxhan Selimi të cilët vizituan komunën në kuadër të nismës “Ku zemra është në shtëpi”.
- Post By Fami Bajrami
- 13:45, 24 shkurt, 2025

Shkup, 24 shkurt 2025 (MIA)- Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot priti ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, dhe zëvendësin e tij, Erxhan Selimi të cilët vizituan komunën në kuadër të nismës “Ku zemra është në shtëpi”.
Në takim morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit komunal, si dhe drejtues të sektorëve të ndryshëm të komunës. Gjatë takimit u shqyrtuan sfidat aktuale, nevojat e qytetarëve dhe mundësitë që ofrojnë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.
"Komuna e Çairit, me strukturën e saj të pasur multietnike dhe multikulturore, është një shembull i bashkëjetesës harmonike dhe përpjekjeve të përbashkëta për përparim", thuhet në kumtesën e komunës.
Ganiu theksoi se komuna do të vazhdojë të punojë në bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet përkatëse për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo përkatësie fetare.
"Ftojmë të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare dhe përfaqësuesit e komunitetit të bashkohen në nismën 'Ku zemra është në shtëpi' e cila do të mbahet më 25 shkurt në Shkollën fillore “Ismail Qemali”. Qëllimi është që përmes një diskutimi të përbashkët të kontribuojmë në zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të komunës.
Foto: MIA/ Ministria për Vetëqeverisje Lokale