• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ganiu mirëpret Hysenin, Çairi dhe Gjilani drejt binjakëzimit

Ganiu mirëpret Hysenin, Çairi dhe Gjilani drejt binjakëzimit

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka mirëpritur sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, me të cilin biseduan për shumë çështje që janë në interes të përbashkët për të dy komunat, Çairit dhe Gjilanit, si dhe mirëqenien e banorëve që jetojnë në to.

Siç ceket në kumtesën nga Komuna e Çairit, Ganiu pas takimit ka thënë se Hysenin e ka informuar që shumë banorë të Çairit kanë prejardhje pikërisht nga Gjilani dhe rajoni i tij, por edhe se të njëjtët kanë familje atje dhe vazhdojnë të ruajnë ato lidhje familjare. Ndërsa dy kryetarët janë dakorduar për fillimin e procedurave për binjakëzim të Çairit dhe Gjilanit.

"U dakorduam që të iniciojmë binjakëzimin e dy komunave tona të Çairit dhe Gjilanit e me këtë banorët e ty dyja vendeve do ti sjellim edhe më afër njëri tjetrit, por edhe dy institucionet tona do të mund të bashkëpunojnë në shumë fusha që do të ndikonin drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik lokal", ka thënë Ganiu, duke shtuar se bashkëpunimet e këtilla janë gjithmonë të mirë se ardhura, thuhet në fund të kumtesës. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR