• e diel, 22 dhjetor 2024

Galeria Kombëtare e shënon Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore

Galeria Kombëtare e shënon Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore

Shkup, 18 prill 2023 (MIA) - Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut i bashkëngjitet shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore - 18 Prilli. Për atë qëllim, ky institucion sot i hap dyert për vizitorët, veçanërisht për më të rinjtë.

Në Hamamin e Daut Pashës për momentin janë të ekspozuara vepra artistike (ikona, piktura, skulptura, instalacione....), të cilat e prezantojnë periudhën prej shekullit XIV - XXI, të ekspozuara në tetë salla. Janë të ekspozuara gati 200 vepra, kryesisht pronë e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, ndërsa një pjesë e vogël e përkohësisht janë të huazuara nga institucione të tjera me qëllim të marrjes së vazhdimësisë në kronologji dhe zhvillimin e stileve në artin figurativ në Maqedoninë e Veriut. 

Në Çifte Hamam është i ekspozuar projekti muldijal "Përvoja e peisazhit", një nga prezantimet më të mira kombëtare në edicionin e 59-të të ekspozitës ndërkombëtare arstistike „La Biennale di Venezia 2022“.

Gjatë gjithë ditës, hyrja për të gjithë vizitorët është falas prej orës 10 deri 18. fc/

Fotografia: Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR