• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Galatasarai dhe Fenerbahçe nuk dëshirojnë që Superkupa të luhet në Arabinë Saudite

Galatasarai dhe Fenerbahçe nuk dëshirojnë që Superkupa të luhet në Arabinë Saudite

Stamboll, 7 nëntor 2023 (MIA) - Klubet e futbollit Fenerbahçe dhe Galatasarai kërkojnë që ndeshja e Superkupës turke me 29 dhjetor të zhvillohet në teren vendor, dhe jo siç ishte planifikuar në Arabinë Saudite. 

Mediat lokale raportojnë se egziston presion që ndeshja të zhvillohet në Turqi, sepse këtë vit në vend shënohet një shekull nga shpallja e republikës turke.

Fenerbahçe të dielën sugjeroi që ndeshja të luhet në stadiumin "Ataturk" në Stamboll ose në stadiumin e Samsunspor.

Samsun, në bregun e Detit të Zi, është qytet nga ku "babai" i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, udhëhoqi luftën e pavarsisë që rezultoi me shpalljen e Republikës me 19 tetor të vitit 1923.   

Çështjen e vendit se ku do të zhvillohet Superkupa, e shqyrtoi edhe Këshilli Drejtues i Galatasarait, duke bërë të ditur se klubi dëshiron që ndeshja të luhet në teren vendas. 

Është planifikuar që ndeshja e Superkupës të luhet në Riad.

Ndeshjet e tyre të Superkupës kombëtare gjatë viteve të kaluara në Arabinë Saudite i zhvilluan Spanja dhe Italia. si/ fc/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR