• e hënë, 23 dhjetor 2024

Galanti drejtuar Ostinit: Skadon koha për zgjidhje diplomatike të konfliktit me Hezbollahun

Galanti drejtuar Ostinit: Skadon koha për zgjidhje diplomatike të konfliktit me Hezbollahun

 Tel Aviv, 16 shtator 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, në një bisedë telefonike me homologun amerikan, Lojd Ostin, deklaroi se "po mbyllet dritarja për zgjidhje diplomatike të konfliktit me grupin libanez Hezbollah, të mbështetur nga Irani", raportoi DPA.

 Në kumtesën nga Kabineti i Galantit theksohet se ai Ostinit i ka thënë se "rruga është e pastër" për mundësinë për një konflikt të gjerë në rajon.

 "Shteret mundësia për arritjen e një marrëveshje kornizë në frontin verior sepse Hezbollahu vazhdon të plotësohet me Hamasin", deklaroi Galanti.

Sipas raportimeve të mediave, ndërmjetësuesi amerikan Ejsm Hohshtajn i cili me muaj po përpiqet të arrijë deeskalim në rajon, planifikon të mbajë disa bisedime në Izrael. Përveç Galantit, pritet të takohet edhe me kryeministrin Benjamin Netanjahu.

Që nga  fillimi i luftës në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe grupit militant palestzinez Hamas, e cila filloi para pothuajse një viti, pothuajse çdo ditë ka përleshje midis armatës izraelite dhe organizatës libaneze Hezbollah, të mbështetit nga Irani, në zonën kufitare midis dy vendeve.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR