Galant: Po udhëheqim luftë për mbijetesë kundër “boshtit të së keqes”
- Izraeli po zhvillon një luftë gjithpërfshirëse kundër militantëve të Hamasit për të arritur ndryshime të qëndrueshme dhe për të mbrojtur të ardhmen e tij si një demokraci me prosperitet, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtejs, Joav Galant, duke e quajtur Hamasin pjesë të "“boshtit të së keqes" me Iranin.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:34, 13 tetor, 2023
Tel Aviv, 13 tetor 2023 (MIA) - Izraeli po zhvillon një luftë gjithpërfshirëse kundër militantëve të Hamasit për të arritur ndryshime të qëndrueshme dhe për të mbrojtur të ardhmen e tij si një demokraci me prosperitet, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtejs, Joav Galant, duke e quajtur Hamasin pjesë të "“boshtit të së keqes" me Iranin.
Gjatë kohës së konferencës për shtyp me homologun e tij amerikan Lojd Ostin, ministri izraelit u pyet se nëse Teherani dha pëlqimin për sulmin e Hamasit nga Rripi i Gazës.
"Nuk është me rëndësi, sepse ideja ishte iraniane", tha Galant.
Në ditën e shtatë të luftimeve, Galant tha se civilët palestinez të cilët "duan që t'i shpëtojnë jetët e tyre" duhet të t'i ndëgjojnë paralajmërimet e Izraelit dhe të evakuuohen në jug të enklavës.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se ka krizë humanitare me përmasa të papara.
Galant refuzoi të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve nëse Izraeli do ta respektojë paralajmërimin 24-orësh për evakuim që është lëshuar mëngjesin e sotëm.
"Kjo është një luftë për ekzistencën e Izraelit si një shtet prosperues, demokratik, shtëpi e popullit hebre", tha ai.
"Po luftojmë për shtëpinë tonë. Po luftojmë për të ardhmen tonë", vazhdoi ai.
"Rruga do të jetë e gjatë, por ju premtojë se në fund do të fitojmë", përmbylli Galant. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s