• e shtunë, 23 nëntor 2024

Galant: Është e gabuar përshtypja se fushata kundër Hamasit po ndalet

Galant: Është e gabuar përshtypja se fushata kundër Hamasit po ndalet

Gazë, 2 janar 2023 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant deklaroi sot se është e gabuar përshtypja se fushata kundër Hamasit po ndalet dhe paralajmëroi së shpejti "lloj të ndryshëm" të operacioneve.

Ai tha se ushtarët izraelitë në veri kanë shkatërruar 12 batalione të Hamasit, por se ende ka disa mijëra "terroristë" nga gjithsej 15.000 deri 18.000 që ishin në zonë, dhe se shumë nga ata janë eliminuar, ndërsa të tjerë kishin ikur në jug. 

Në veri të Gazës, Galanti paralajmëroi vazhdimin e operacioneve të vogla për çrrënjosje të luftëtarëve të fundit të Hamasit. 

"Qëllimi është që ta lodhim armikun dhe të arrijmë në gjendje ta kontrollojmë territorin", tha Galant.

Ai shtoi se situata në jug të Rripit të Gazës është e ndryshme dhe se SHI (Forcat Izraelite të Mbrojtjes), janë të përqendruara në "atë që është mbi tunelin në Kan Junis", ku, siç tha, "përfaqësuesit e Hamasit fshehen në thellësi të madhe", dhe se luftërat aty do të vazhdojnë të jenë me "intensitet të lartë".

"Rezultatet do të jenë të qarta. Do ta përfundojmë këtë fushatë kur Hamasi tashmë nuk do të funksionojë si organ i rregullt dhe gjithsesi jo ushtarak. Për këtë do të nevojitet kohë", tha ministri izraelit dhe paralajmëroi për kërcënime të tjera, para së gjithash në veri të Izraelit për shkak të sulmeve të përditshme të Hezbollahut proiranian nga Libani. 

Ministri i ri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac, i cili në ndërkohë e mori funksionin, tha se Izraeli është "në mes të Luftës së Tretë Botërore kundër Iranit dhe islamit radikal".

Kac, i cili e zëvendëson Eli Koen si ministër i Punëve të Jashtme të Izraelit sipas marrëveshjes për rotacion, paralajmëroi se vendi do ta arrijë qëllimin që ta mposht Hamasin. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR