• e shtunë, 21 dhjetor 2024

GAK rekomandoi vazhdim të rrugës evropiane të vendit pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese

GAK rekomandoi vazhdim të rrugës evropiane të vendit pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese

Bruksel, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut do ta vazhdojë procesin negociues me Bashkimin Evropian pasi që të miratohen amandamentet kushtetuese, që është paraparë me Kornizën negociuese dhe me konkludimet e Këshillit të BE-së nga korriku i vitit 2022, ceket në konkludimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit për punë të përgjithshme të Unionit.

Siç deklaroi eurkomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver varheji pas mbledhjes së GAK-së, konkludimet e miratuara janë fundamentale për përparimin e politikës për zgjerim dhe me to konstatohet përparimi i 10 kandidateve për anëtarësim dhe dërgohet porosi e qartë për përkushtim të zgjerimit të BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor, Turqinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

"Ky është vit i momentumit të politikës së zgjerimit të BE-së dhe më vjen mirë që jo vetëm që arritëm t'i japim propozime Këshillit, por sollëm edhe vendime", tha Varheji, duke shtuar se megjithatë vendimin e fundit rreth zgjerimit do ta sjellin liderët e Unionit në Samit, të enjten dhe të premten.

Sekretari shtetëror spanjoll për BE, Paskval Ignasio Navaro Rios, vendi i të cilit është kryesuese aktuale me Unionin, theksoi se Këshilli për punë të përjgithshme miratoi konkludime për zgjerimin pas një debati të gjatë dhe në to është shprehur mbështetja për këtë proces, i cili është vlerësuar si i rëndësishëm për të ardhmen e Evropës.

Në pjesën e konkludimeve për vendin përshëndetet konferenca e parë ndërqeveritare e mbajtur në korrik të vitit 2022 dhe përfundimi i suksesshëm i procesit të skriningut dhe shtohet se konferenca e dytë ndërqeveritare do të thirret pa shtyrje shtesë apo nevojë për sjellje të një vendimi shtesë politik, sapo Maqedonia e Veriut ta përfundojë procesin e ndryhsimeve kushtetuese, në pajtim me konkludimet e Këshillit në korrik të vitit 2022.

"Këshilli i bën thirrje Maqedonisë së Veriut ta përshpejtojë miratimin e këtyre ndryshimeve, pas çka Këshilli është i gatshëm ta hapë klasterin e parë negociues sa më parë, në pajtim me Kornizën negociuese. Këshilli i inkurajon të gjitha partitë në Kuvend të fokusohen në avancimin e reformave lidhur me BE-në dhe procesin e inkuadrimit në BE", ceket në konkludime.

Plotësisht, përshëndetetet niveli i përgatitjes së vendit në sferat kyçe dhe ceket rëndësia e përshpejtimit të reformave lidhur me BE-në dhe konsolidimin dhe implementimin e tyre të mëtejmë, para së gjithash, në sferat e sundimit të së drejtës dhe të drejtave themelore, përfshirë edhe të drejtat e personave të cilët u tkaojnë bashkësive pakicë.

Gjithashtu, kërkohet edhe garantimi i pavarësisë, profesionalizmit dhe paanshmërisë së gjyqësisë, prëforcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe reformave në administratën publike.

"Këshilli shpreh shqetësim serioz për disa ndryshime të Kodit penal, i cili ndikon në një numër të madh të rasteve të korrupsionit në nivel të lartë, si dhe ndikime të jashtme joadekuate ndaj punës së Këshillit gjyqësor dhe gjyqësisë", shtohet në konkludime.

GJithashtu, bëhet thirrje për përforcim të lirisë së mediumeve dhe të shprehurit dhe ceken pritjet për rezultate konkrete nga implementimi i marrëvehsjeve me Greqinë dhe Bullgarinë. ab/

Foto: ЕBS

QËNDRONI TË LIDHUR