Gabimet drejtshkrimore në etiketat e autobusëve të rinj, do të zëvendësohen para se të lëshohen në qarkullim
- Janë vërejtur gabime drejtshkrimore në etiketat orientuese të autobusëve të rinj ekologjik të cilët i dhuroi Bashkimi Evropian përmes projektit "BE për ajër të pastër", kumtuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:25, 26 nëntor, 2024
Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Janë vërejtur gabime drejtshkrimore në etiketat orientuese të autobusëve të rinj ekologjik të cilët i dhuroi Bashkimi Evropian përmes projektit "BE për ajër të pastër", kumtuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Siç theksojnë në kumtesë, etiketat në autibusët ekologjik janë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, përderisa gabimet drejtshkrimore janë vërejtur vetëm në gjuhën maqedone dhe shqipe.
"Autobusët e rinj me gaz të kompresuar natyror, të cilët sot përmes UNOPS iu dorëzuan Ndërmarrjes së qarkullimit publik (NQP) në Shkup, ndërkaq janë donacion nga BE-ja përmes projektit "BE për ajër të pastër", arritën në Maqedoni të Veriut me etiketa orientuese në gjuhën maqedone, shqipe dhe angleze nga investuesi i huaj, ndërsa në to janë vërejtur gabime drejtshkrimore në gjuhën shqipe dhe atë maqedone", ceket në kumtesë.
Nga MMJPH shtojnë se tashmë janë përgatitur etiketa të reja dhe ato do të zëvendësohen para se të lëshohen në qarkullim gjashtë autobusët ekologjik.
"Gabimet janë vërejtur menjëherë dhe janë prëgatitur etiketa të reja nga ana e UNOPS, të cilat do të zëvendësohen para lëshimiti në përdorim të gjashtë autobusëve ekologjik, dedikuar për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit", qëndron në kumtesën e MMJPH-së. ab/
Foto: МIА arkivi