• e hënë, 23 dhjetor 2024

G7 u bën thirrje kryengritësve jemenas ta lirojnë ekuipazhin dhe ta kthejnë anijen e konfiskuar transportuese Galaksi

G7 u bën thirrje kryengritësve jemenas ta lirojnë ekuipazhin dhe ta kthejnë anijen e konfiskuar transportuese Galaksi

Tokio, 29 nëntor 2023 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të Grupit shtatë demokracitë më të pasura (G7) sot u kanë bërë thirrje kryengritësve Huthi në Jemen që "menjëherë të ndalojnë" kërcënimet ndaj qarkullimit detar dhe ta lirojnë ekuipazhin e anijes transportuese Galaksi Lider, të cilën ata e konfiskuan në Detin e Kuq para dhjetë ditëve.

 "U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos rrezikojnë apo pengojnë realizimin ligjor të të drejtave dhe lirive të lundrimit të të gjitha anijeve", thuhet në njoftimin e ministrave të G7.

G7 u bën thirrje kryengritësve të Jemenit "që menjëherë të ndërpresin sulmet ndaj civilëve dhe kërcënimet për shtigjet ndërkombëtare të anijeve dhe anijeve komerciale dhe ta lirojnë anijen, të cilën ata e kapën ilegalisht në ujërat ndërkombëtare më 19 nëntor dhe ekuipazhin e saj.

Hutët, aleatë të Iranit, e kanë konfiskuar anijen tregtare me 25 anëtarë të ekuipazhit në shenjë hakmarrjeje për luftën e izraelit kundër Hamasit në Gazë.

Anija Galaksi Lider menaxhohet nga një kompani japoneze, por i takon një kompanie britanike që është në pronësi të një biznismeni izraelit. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-

QËNDRONI TË LIDHUR