• e shtunë, 23 nëntor 2024

G7 i harmonizoi parimet dhe Kodin e sjelljes për inteligjencën artificiale

G7 i harmonizoi parimet dhe Kodin e sjelljes për inteligjencën artificiale

Bruksel, 30 tetor 2023 (MIA) - Më paraqet kënaqësi që mund ta përshëndes marrëvehsjen e sotme të liderëve të G7-shit për parimet kryesore ndërklombëtare për inteligjencë artificiale dhe për Kodin vullnetar të sjelljes për kreatorët e inteligjencës artificiale, të cilat i reflektojnë vlerat e BE-së për promovim të inteligjencës së besueshme artificiale, porositi sot kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.

Në kumtimin në platformën X me rastin e harmonizimit të parimeve ndërkombëtare të G7-shit dhe Kodit vullnetar të sjelljes. Fon der Lajen u bën thirrje krijuesve të inteligjencës artificiale ta nënshkruajnë dhe implementojnë Kodin sa më parë.

Sipas KE-së, parimet e dakorduara dhe Kodi i sjelljes në nivel ndërkombëtar do t'i plotësojnë dispozitat juridike obligative të BE-së në pajtim me Ligjin për inteligjencën artificiale.

Njëmbëdhjetë parimet e miratuara nga liderët e G7-shit sigurojnë udhëzime për organizatat të cilat zhvillojnë, shesin dhe përdorin sisteme të avancuara me inteligjencë artificiale për promovim të sigurisë dhe besueshmërisë së teknologjisë.

Parimet ndërkombëtare të harmonizuara nga BE-ja dhe anëtaret e G7-shit shërbyen si bazë për përpunimin e Kodit të sjelljes, i cili duhet të sigurojë udhëzime të holl[sishme dhe praktike për organizatat të cilat zhvillojnë inteligjencë artificiale.

Liderët e G7-shit njëherit u bënë thirrje organizatave të cilat zhvillojnë sisteme të avancuara të inteligjencës artificiale t'i përkushtohen zbatimit të Kodit ndërkombëtar të sjelljes, duke paralajmëruar se nënshkruesit e tij të parë do të publikohen në të ardhmen e afërt. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR