• e hënë, 23 dhjetor 2024

G7 i bëri thirrje FMN-së që të sigurojë ndihmë për Ukrainën deri në fund të marsit

G7 i bëri thirrje FMN-së që të sigurojë ndihmë për Ukrainën deri në fund të marsit

Bangaluru, 23 shkurt 2023 (MIA) – Ministrat e Financave të Grupit të Shtatë Vendeve më të Zhvilluara (G7) sot i bën thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që të sigurojë një paketë të re ndihme për Ukrainën deri në fund të marsit. 

"I bëjmë thirrje FMN-së dhe Ukrainës që të vendosin  një program  kredibil, ambicioz, plotësisht të financuar me kushte të përshtatshme deri në fund të marsit 2023", thuhet në një deklaratë të përbashkët nga takimi ministror në Bangalure, në jug të Indisë. 

Ministrat e G7, i cili përfshin Kanadanë, SHBA-në, Japoninë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Britaninë e Madhe, shtuan se sanksionet deri më tani  "në masë të madhe e kanë dobësuar   aftësinë e Rusisë për ta zhvilluar luftën e saj të paligjshme".

"Do të vazhdojmë  me kujdes ta ndjekim efektivitetin e sanksioneve dhe të ndërmarrim masa të reja nëse është e nevojshme. Gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë për të zbatuar sanksionet dhe për të parandaluar çdo përpjekje për  shmangien ose anashkalimin e sanksioneve", shtohet në kumtesë. 

Ministrat e G7 u bënë thirrje vendeve të tjera që t'u bashkohen sanksioneve kundër Rusisë. ar/

 Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR