G7 e konfirmoi mbështetjen për krijimin e një shteti palestinez
- Liderët e vendeve të G7-ës, në takimin e tyre të mbrëmshëm video-konferencë, bënë thirrje për "kthim në procesin më të gjerë të paqes" ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:00, 7 dhjetor, 2023

Tokio, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Liderët e vendeve të G7-ës, në takimin e tyre të mbrëmshëm video-konferencë, bënë thirrje për "kthim në procesin më të gjerë të paqes" ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.
Me këtë ata e konfirmuan mbështetjen e tyre për krijimin e një shteti palestinez.
"Mbetemi të përkushtuar për krijimin e një shteti palestinez si pjesë e zgjidhjes për dy shtete që u mundëson izraelitëve dhe palestinezëve të jetojnë në paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe të sigurt", theksohet në kumtesën nga takimi i G7-ës, të organizuar nga kryeministri japonez Fumio Kishida.
Foto: Arkivi i MIA-s