• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gërvalla: Qeveria e Kosovës po e përgatitë darft-statutin e vet të ASK-së deri në fund të majit në Gjykatën kushtetuese (PLT)

Gërvalla: Qeveria e Kosovës po e përgatitë darft-statutin e vet të ASK-së deri në fund të majit në Gjykatën kushtetuese (PLT)

Prishtinë, 16 maj 2024 (MIA) - Qeveria e Kosovës po e përgatitë Propozim-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (ASK) që do t'i dërgohet Gjykatës kushtetuese deri në fund të majit, theksoi ministrja kosovare e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në letrën drejtuar Kryetarit të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ky hap i Qeverisë vjen para takimit të Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, në të cilin anëtarësimi i Kosovës në atë organizatë nuk ishte vendpsur në rend të ditës, sepse Franca dhe Gjermania kërkuan nga Kosova të ndërmarrë hapa konkret për parashtrim të Projekt-statutit të ASK-së në Gjykatë kushtetuese për vlerësim kushtetues, transmetoi Beta. Kërkesën e këtillë e refuzoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Por, në letrën e dërguar më 15 maj, Gërvalla paralajmëroi se në Gjykatë kushtetuese do të parashtrohet Projekt-statuti të cilin e përgatiti Qeveria e Kosovës, dhe jo drafti evropian i prezantuar para partive vitin e kaluar.

Sipas këtyre pohimeve, Qeveria e Kosovës po punon në draft-statutin e inspiruar nga ai i Fondacionit "Feidrih Ebert".

Gërvalla shtoi se, duke i marrë parasysh ato hapa, pret që Komiteti i ministrave do të ketë arsye shtesë ta ftojë Kosovën të bëhet anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Në fund të janarit 2023, Fondacioni "Fridrih Ebert" e publikoi Draft-statutin për themelimin e ASK-së në pajtim me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Ai draft, i cili përbëhet prej tetë kapitujve dhe 18 neneve, e parasheh mënyrën e formimit, strukturën organizuese, raportet me autoritetet qendrore, legjislaturën, buxhetin, si dhe aspekte tët jera të punës së Asociacionit, përfshirë edhe simbolet.

Sipas atij propozimi, ASK mund të ketë autoritime shtesë, të cilat mund të delegohen nga autoritetet qendrore të Kosovës.

Sa i përket strukturës, ky draft-statut ka paraparë që Asociacioni të ketë: Kuvendin, kryetarin, nënkryetarin, Këshillin dhe Bordin e Asociacionit. Objektivat e atij trupi janë forcimi i demokracisë lokale, duke lehtësuar, financuar ose promovuar aktivitete që avancojnë pjesëmarrjen qytetare dhe praktikat demokratike, si dhe përfaqësimin e interesave të rëndësishme për demokracinë lokale. Në dokument parashihet që Asociacioni të ketë statusin e subjektit juridik, të cilin thuhet se duhet t’ia japë Qeveria e Kosovës përmes një akti juridik.

Sipas dokumentit në organizatës gjermane, Asociacioni do të financohet nga kontributet e anëtarëve të tij, të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni, pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe nga mbështetja financiare e shoqatave dhe organizatave të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR