• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gërvalla: Bashkësia ndërkombëtare ta pranojë se politika e butë ndaj Serbisë ka dështuar

Gërvalla: Bashkësia ndërkombëtare ta pranojë se politika e butë ndaj Serbisë ka dështuar

Prishtinë, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja  e Kosovës dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që ta pranojë se politika e saj e butë ndaj Serbisë ka dështuar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Duke vënë në dukje se Serbia refuzon haptazi të zbatojë dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, të cilat kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq i arritën në fillim të vitit, Gërvalla në një postim në platformën "X" tha se politika e Perëndimit ndaj Serbisë ka nevojë për "ndryshim thelbësor".

"Serbia në mënyrë eksplicite shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit", i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e butë ndaj Serbisë ka dështuar. Tani nevojitet një ndryshim thelbësor".  ka shtuar ajo. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR