Gërlliq Radman: Në mënyrë reciproke dëbojmë një diplomat serb
- - Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordan Gërlliç Radman sot në konferencë për media e komentoi dëbimin e një diplomati kroat nga Serbia dhe paralajmëroi se Kroacia në mënyrë reciproke do të dëbojë një diplomat serb.
- Post By Fitore Curri
- 15:37, 21 nëntor, 2023

Zagreb, 21 nëntor 2023 (MIA) - Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordan Gërlliç Radman sot në konferencë për media e komentoi dëbimin e një diplomati kroat nga Serbia dhe paralajmëroi se Kroacia në mënyrë reciproke do të dëbojë një diplomat serb.
"Pritëm përshkallëzim, por jo veprim të tillë radikal, kjo nuk është e zakonshme", deklaroi Gërlliq Radman pasi Beogradi e shpalli si person të padëshiruar sekretarin e parë të ambasadës kroate në Serbi, Hërvoj Shnajder.
Ai tha se Kroacia ka ndërmarrë masë reciproke. "Vendosëm që këshilltari i ambasadës serbe në Kroaci të shpallet persona non grata në Kroaci. Nota i është dorëzuar ambasadorit dhe në të qëndron se këshilltari duhet ta lëshojë territorin e Republikës së Kroacisë", sqaroi Gërlliç Radman. fc/
Fotografia: Printskrin