• e martë, 24 dhjetor 2024

Gërkovska: Zhvillimi digjital duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë

Gërkovska: Zhvillimi digjital duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska po merr pjesë në Konferencën e parë globale për kapacitetet kibernetike (GC3B) 2023 me temën "Ekzistenca kibernetike për zhvillim" e cila mbahet nga sot deri më 30 nëntor në Akra (Gana). 

Nëntorin e kaluar Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 103-të në Forumin global për ekspertizë kibernetike dhe kështu renditet në mesin e vendeve që në mënyrë aktive angazhohen në përmirësimin e kapaciteteve kibernetike dhe sigurinë e tyre. Në prag të hapjes zyrtare të këtij manifestimi, zëvendëskryeministrja Gërkovska, siç njofton Pres shërbimi qeveritar mbajti fjalim në mëngjesin e punës në Akra kushtuar rolit të gruas në ngritjen e kapaciteteve kibernetike.

"Gratë tradicionalisht janë të papërfaqësuara në sektorin e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike, jo vetëm në politikë. Përfaqësimi jo i duhur jo vetëm që pengon përparimin e barazisë gjinore, por gjithashtu çon edhe në mundësi të humbura në inovacionin dhe zgjidhjen e problemeve. Me rëndësi jetike është inkurajimi dhe përkrahja e grave që të avancohen në këtë fushë, ndërsa dhe të kundërshtojnë fuqishëm të gjitha stereotipat për të gjitha çështjet", ka theksuar zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Ajo shtoi se në zhvillimin e digjitalizimit, thelbësore është që të kemi një fuqi punëtore gjithëpërfshirëse, që do të thotë fuqizimi i grave dhe sigurimi i mundësive të barabarta.

"Si grua me përvojë të gjatë në politikë dhe si matematikane fuqishëm besoj në nevojën e një qasjeje plotësisht gjithëpërfshirëse dhe strategjike në krijimin e politikave të qëndrueshme", deklaroi Gërkovska.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska në fjalimin e saj ka prezantuar edhe aktivitetet e Këshillit kombëtar për transformim digjital dhe iu referua rëndësisë në ndërtimin e zgjidhjeve gjithëpërfshirëse, qasjes multisektroiale, koordinimin e mirë të ndihmës së donatorëve dhe përgatitjes së legjislacionit modern i cili me sukses gërsheton digjitalizimin në të gjitha nivelet shoqërore. 

Ajo theksoi se transformimi digjital i shoqërisë është një proces në të cilin duhet të përfshihen të gjithë.

"Kur flasim për digjitalizimin , patjetër të flasim dhe për sigurinë kibernetike, sepse pa krijimin e një sistemi efikas të mbrojtjes, qytetarët nuk do të kenë besim në këto procese", ka theksuar Gërkovska.

Në konferencën globale për kapacitetet kibernetike (GC3B) 2023 me temën "Ekzistenca kibernetike për zhvillim" të cilin e ka organizuar Forumi global për ekspertizë kibernetike (GFCE), së bashku me Bankën Botërore, Forumin Ekonomik Botëror (WEF) dhe Institutin për kibernetikë paqësore, zëvendëskryeministrja Gërkovska do të ketë prezantimin e saj dhe do të marrë pjesë edhe në disa panele dhe evente. rq/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR