• e diel, 22 dhjetor 2024

Gërkovska - Taravari: Është me rëndësi që edhe komunat të përfshihen në promovimin e parimeve të qeverisjes së mirë

Gërkovska - Taravari: Është me rëndësi që edhe komunat të përfshihen në promovimin e parimeve të qeverisjes së mirë

Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska sot ishte për vizitë pune në Gostivar, ku ka realizuar takim me kryetarin e komunës, Arben Taravari. 

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, në takim është biseduar për organizimin e përbashkët të ngjarjeve debatuese pas fillimit të vitit të ardhshëm shkollor, ndërsa në kuadër të aktiviteteve të dedikuara për të rinjtë, të cilat zëvendëskryeministrja Gërkovska më shumë se një vit i zbaton nën sloganin "Varet nga unë dhe ti".

Gërkovska dhe kryetari Taravari u pajtuan se me rëndësi të madhe është që në vazhdimësi të punohet në ngritjen e vetëdijes te të rinjtë për çështje në lidhje me etikën, integritetin dhe përgjegjësinë, sepse ata e sjellin potencialin për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për tejkalimin e dobësive në sistemin dhe shoqërinë në tërësi. 
 
Në Lidhje me transparencën, si mekanizëm kyç antikorruptues, zëvendëskryeministrja informoi për progresin në fuqizimin e transparencës aktive të institucioneve. Në atë drejtim, ajo foli edhe për Udhëzimin për transparencë, të cilin Kabineti për Politika për Qeverisje të Mirë e përgatiti në bashkëpunim me Agjencinë për Qasje të lLrë në Informacione me Karakter Publik dhe Qendrës për Menaxhim me Ndryshime. Gërkovsa theksoi se edhe pse rekomandimet e dala nga Udhëzimi janë detyruese vetëm për institucionet në nivel qendror, edhe komunat duhet t'i pranojnë udhëzimet për publikimin e të gjitha informacioneve me karakter publik, me çka edhe vetëqeverisjet lokale do të jenë më të hapura dhe më të afërta me qytetarët. fc/

Fotografia: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut 

QËNDRONI TË LIDHUR