• e premte, 20 dhjetor 2024

Gërkovska: Të gjitha institucionet kompetente duhet ta përmbushin pjesën e tyre të detyrës që të kemi sistem efikas rezistent ndaj korrupsionit

Gërkovska: Të gjitha institucionet kompetente duhet ta përmbushin pjesën e tyre të detyrës që të kemi sistem efikas rezistent ndaj korrupsionit

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Analizë e hollësishme e gjetjeve nga raporti i fundit i Komisionit Evropian në pjesën e vlerësimit të situatës me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut, ishte pikë kryesore e seancës së sotme të Organit Ndërsektorial për Koordinim të Aktiviteteve kundër Korrupsionit, me të cilën ka kryesuar zëvendësja e kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. 

Përfaqësuesit e institucioneve të cilat janë pjesë e këtij organi koordinues kanë folur edhe për gjetjet dhe rekomandimet në raportin e KE-së dhe kanë informuar për hapat vijues dhe të ardhshëm të cilat i ndërmarrin në kuadër të kompetencave të tyre. 

Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, duke theksuar se raportet e Komisionit Evropian gjithnjë japin pasqyrë reale, zëvendëskryeministrja Gërkovska ka theksuar se të gjitha institucionet duhet seriozisht ta kuptojnë detyrën e tyre dhe të japin kontribut të drejtpërdrejtë që në afat sa më të shkurtë të përmirësohen situatat në lidhje me përballjen me korrupsionin. 

"Qëllimin duhet ta kemi të gjithë të njëjtë. Të kemi sistem efikas rezistent ndaj korrupsionit dhe ndikim, sistem i cili funksionon në mënyrë të paanshme, sepse këtë e presin qytetarët. Nuk ka ndryshime radikale gjatë natës, por duhet, sa më shpejtë që është e mundur, çdonjëri në pjesën e integerencave të tij ta bëjë atë që është e nevojshme", ka theksuar zëvendëskryeministrja Gërkovska. 

Në atë drejtim, në takim ishin marrë konkulzione që deri më 15 dhjetor të bëhet mesatare e zgjidhjeve ligjore të cilat janë përgatitur, por janë bllokuar në procedurë kuvendore, mesatare e ndryshimeve të nevojshme të akteve ligjore dhe nënligjore nga kjo sferë, të definohen aktivitetet konkrete në afat të shkurt, të mesëm dhe të gjatë për çdo institucion, të cilët në praktikë do të prezantojnë plan veprimi për punën e Organit Ndërsektorial, si dhe të përgatiten kritere për transparencë në shfrytëzimin e mjeteve donatore dhe të projekteve të kredituara. 

Në mbledhje, thuhet në kumtesë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të sektorit civil, të cilët në cilësinë e vëzhguesve e ndjekin punën e Organit Ndërsektorial. fc/

Fotografia: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR