• e martë, 24 dhjetor 2024

Gërkovska: Synojmë nivel më të lartë të transparencës dhe ndërgjegjësimit të qëndrueshëm mbi rëndësinë e Strategjisë së transparencës 2023-2026

Gërkovska: Synojmë nivel më të lartë të transparencës dhe ndërgjegjësimit të qëndrueshëm mbi rëndësinë e Strategjisë së transparencës 2023-2026

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes të mirë, Sllavica Gërkovska ka pasur fjalim në debatin e dytë publik për Draft- strategjinë për transparencë 2023-2026, që po mbahet sot në Veles në organizim të kabinetit për politikat e qeverisjes së mirë në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis.

"Nëse korrupsioni është sëmundje, transparenca është pjesë qendrore në trajtimin e tij”. Me këtë citat të ish të ish sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, zëvendëskryeministrja Gërkovska ilustroi rëndësinë e madhe të transparencës, si parim i qeverisjes së mirë, në përballjen me dukuritë korruptive në shoqëri, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit të qeverisë.

Ajo theksoi se forcimi i transparencës në të gjitha nivelet në sistem është një nga parakushtet më të rëndësishme për parandalimin e korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të institucioneve, të cilat duke inkorporuar dhe zbatuar me konsekuencë këtë parim, bëhen më të përgjegjshme dhe më efikase në kryerjen e detyrave të tyre si shërbim ndaj qytetarëve.

"Vendi ynë është ndër të paktët që përgatit dokumente strategjike të këtij lloji dhe hapat e mëtejshëm synojnë ruajtjen e transparencës, pa reteruar nga ajo që është arritur deri më tani dhe institucionet që ngecin prapa duhet të arrijnë nivelin e atyre që kanë bërë progres më të madh në aspektin e transparencës. Sipas Irena Bojaxhievskës, eksperte që ka punuar në këtë strategji, praktikat e qeverisjes së mirë dhe qeverisjes së hapur duhet të bëhen standard në punën e përditshme", thuhet në kumtesë.

Kjo strategji bazohet në strategjinë e mëparshme për transparencë dhe ka për qëllim realizimin e vizionit - Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë shtet me kulturë të ndërtuar institucionale të transparencës, shtet në të cilin standardet e qeverisjes së mirë dominojnë në institucionet e pushtetit ekzekutiv dhe në këtë mënyrë rritjen e besimit të qytetarëve. si/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR