• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gërkovska: RF e Gjermanisë është partner i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Procesi i Berlinit kontribuoi për evropianizimin e rajonit

Gërkovska: RF e Gjermanisë është partner i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Procesi i Berlinit kontribuoi  për  evropianizimin e rajonit
Shkup, 24 mars 2022 (MIA) - Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e obliguar për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska sot mbajti takim me Suzana Shuc nga direktorati për Ballkanin Perëndimor dhe Sabine Shtol nga direktorati i BE-së të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, të cilat qëndrojnë për vizitë pune në vendin tonë.
Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, zëvendëskryeministrja Gërkovska i ka njoftuar përfaqësueset e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë, të cilët në takim i ka shoqëruar ambasadorja Anke Holshtajn, me aktivitetet e ndërmarra të kabinetit të saj në fushën e qeverisjes së mirë, reformat në administratën publike, digjitalizimi dhe lufta kundër korrupsionit, dhe u ndalën në bashkëpunimin në këto fusha me Republikën e Bullgarisë.
Përfaqësueset e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë, siç është njoftuar në kumtesë, kanë shprehur interesim të veçantë për dialogun Shkup-Sofje dhe shfaqën shpresë se procesi i vendosur në baza të reja të bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet dy vendeve së shpejti do të ketë rezultate të dukshme me fillimin e negociatave për vendin tonë me anëtarësimin në BE, që, siç theksuan është nga interesi i rëndësishëm për Berlinin.
Zëvendëskryeministrja Gërkovska në takim potencoi se dialogu me palën bullgare zhvillohet në drejtim pozitiv dhe se lufta  në Ukrainë ka treguar se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është nga interesi strategjik i Brukselit dhe Evropës.
Gërkovska ka theksuar se Maqedonia e Veirut tërësisht i ka plotësuar  kushtet për fillim të negociatave me BE-në dhe se qytetarët e vendit presin edhe Brukseli ta plotësojë pjesën e saj të obligimit dhe se  çdo anulim i mëtutjeshëm do ta nxisë euroskepticizmin.
Në takim, zëvendëskryeministrja Gërkovska ka potencuar se RF e Gjermanisë është partner i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor dhe se me optimizëm pritet vazhdimësia e Procesit të Berlinit i cili solli përfitime të mëdha në evropianizimin e rajonit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR