Gërkovska për vizitë pune në Slloveni
- Zëvendës kryeministrja për politikë të sundimit të mirë, Sllavica Gërkovska, prej sot e deri të mërkurën do të qëndrojë në vizitë punë në Republikën e Sllovenisë, ku do të takohet me ministren sllovene të Transformimit Digjital, Emilia Stojmenova Duh.

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Zëvendës kryeministrja për politikë të sundimit të mirë, Sllavica Gërkovska, prej sot e deri të mërkurën do të qëndrojë në vizitë punë në Republikën e Sllovenisë, ku do të takohet me ministren sllovene të Transformimit Digjital, Emilia Stojmenova Duh.
Në kuadër të kësaj vizite, ajo do të ketë takime me ministren e Drejtësisë së Republikës së Sllovenisë, Dominika Shvarc Pipan, si dhe me nënkryetaren e Këshillit Gjyqësor, dr. Urshka Kezhmah.
Gërkovska sonte do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada jonë në Slloveni me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe hapjes së Ambasadës në Lubjanë, e cila ishte përfaqësia e parë e hapur diplomatike pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s